Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë të re jodetyruese që kërkon një ndalim të menjëhershëm të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Përmes kësaj rezolute bëhet thirrje për ndihmë dhe mbrojtje civile në Ukrainë dhe kritikohet Rusia për krijimin e një situate të tmerrshme humanitare pasi Moska pushtoi fqinjin e saj një muaj më parë.
Në votimin në selinë e OKB-së në Nju Jork, 140 vende votuan pro dhe 38 abstenuan. Vendet që votuan kundër ishin: Rusia, Siria, Koreja e Veriut, Eritrea dhe Bjellorusia.
Kjo vjen pas një rezolute të datës 2 Mars ku kërkohej që Rusia të ndalonte sulmet në Ukrainë.