“Do të jem në garë për kreun e PD”/ Berisha: Koha të bashkohen demokratët, shtrëngova duart me Alibeajn dhe Bardhin, ja çfarë iu kërkova

Nga selia e Partisë Demokratike, ku foli para gazetarëve, Berisha tha se shtrëngoi duart me ta dhe iu kërkoi angazhim në procesin e bashkimit të Partisë Demokratike.

Berisha: Takova dhe shtrëngova duart me Alibeajn dhe Bardhin dhe nuk ishte vetëm ky shtrëngim duarsh.Por ishte edhe diskutim për problemet. Në këtë diskutim kërkova angazhimin e tyre. Në procesin e tyre në procesin e bashkimit. Kontributin e tyre dhe çdo demokrati. Ajo çka gjykoj unë, është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktual, është të dialogojnë dhe të debatojnë në grupin parlamentar të PD.

Gjatë fjalës së tij, Berisha shtoi se do të jetë në garë të hapur për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

Berisha: Do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg që do të garojë, është i mirëpritur në një garë të ndershme, me rregulla. Çdo deputet është i lirë të ketë agjendën e tij të takimeve dhe zgjedhësit e vet.

Ai ftoi të gjithë demokratët të bashkohen me përpjekjet e Komisionit të Rithemelimit, të ngritur prej tij, për të rimëkëmbur të djathtën. I pzetur për shpalljen non-grata, Berisha tha se kjo është e tepërt tashmë, pasi përgjigjen e kanë dhënë demokratët me votën e tzre. Ai tha se vendimi ishtë për të ndihmuar Edi Ramën, ku nuk la pa përmendur as akuzat për vjedhjen e pasurive publike.

Berisha: Në momentin që të publikohet një fakt i vetëm, një dokument i vetëm, një provë e vetme se unë apo fëmijët e mi kanë përfituar nga pasuritë publike qoftë dhe një qindarkë, unë marr çdo vendim ndaj vetes sime, përndryshe qëndroj shqiptar krenar, i palëkundur.

Leave a Reply