“T’i jepet fund padrejtësive mes njerëzve, pas vrasjes se George Floyd në Minnesota”
Njerzit me origjine afrikane përballen me padrejtësi racore krahasuar me pjesën tjetër të shoqërisë
Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar veprime globale përfshirë dëmshpërblimet për të luftuar racizmin ndaj njerëzve me origjinë afrikane.
Raporti i tij i ri gjithashtu nxit reformën arsimore si dhe adreson një ndër problematikat më të mëdha diskriminimin. Gjetjet përmendin shqetësime në rreth 60 vende duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Francë, Kanada, Brazil dhe Kolumbi.
Studimi filloi pas vrasjes së George Floyd, një i ri afro-amerikan i paarmatosur i cili humbi jetën teksa një polic i vendosi gjurin në fyt në 2020. Përfundimet thonë se protestat mbi vdekjen e tij nga Minesota dhe dënimi i një polici të bardhë ishin një pikë thelbësore në luftën kundër racizmit.
Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet u bëri thirrje vendeve që të miratojnë axhenda transformuese për të çrrënjosur këtë problem. Raporti i OKB-së bazohet në diskutime me më shumë se 300 ekspertë , njerëz me origjinë afrikane dhe kërkon të shtyjë kombet për t’i dhënë fund padrejtësive racore.
Në të thuhet gjithashtu se racizmi ishte problemi më i madh në vendet e lidhura me tregtinë e dikurshme të shumë miliona afrikanëve të destinuar për skllavëri.
Klan News