Olimpistja bjelloruse merret në mbrojtje

Atletja Krystsina Tsimanouskaya akuzoi shtetin se e çoi me forcë në aeroport

Një olimpiste bjelloruse që refuzoi urdhrin e shtetit të saj për t’u kthyer në shtëpi më herët se sa ishte programuar, ndodhet e sigurt nën mbrojtjen e policisë japoneze. Zyrtarët e lojërave olimpike informuan se sprinterja Kristsina Tsimanu-skaja, 24 vjeçe, e kaloi natën në një hotel në aeroportin e Tokios, Haneda.

Ajo deklaroi për mediat se u çua me forcë në aeroport, pasi kritikoi trajnerët e saj. Por sipas autoriteteve bjelloruse, gjendja e saj emocionale ishte arsyeja se përse ata i kërkuan rikthimin. Republika Çeke dhe Polonia reaguan në lidhje me rastin dhe thanë se janë gati që t’i ofrojnë atletes një vizë. Vetë spritnerja po mendon që të kërkojë azil në Evropë.

Zëdhënësi i Komitetit Olimpik ndërkombëtar Mark Adams tha se Tsimanouskaja ishte nën kujdesin e autoriteteve japoneze. Me ngjarjen është përfshirë edhe agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët. Ndërkohë që Komitetit Olimpik Bjellorus iu kërkua një raport për çështjen.

Masa ndaj atletes erdhi, pasi ajo komentoi menaxhimin e keq që po i bëhej ekipit kombëtar bjellorus. Edhe mediat e vendit nisën një fushatë kundër saj.  Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ndaloi disa zyrtarë bjellorusë të merrnin pjesë në Tokio 2020, pasi ata dështuan që të mbronin atletët që u bashkuan me protestat kundër rizgjedhjes së presidentit Aleksander Lukashenko.

Leave a Reply