Omicron vështirëson udhëtimet në Evropë

Masat e rrepta synojnë frenimin e përhapjes së variantit të ri

Varianti i ri i Covid po përhapet me shpejtësi në shumë vende në Evropë duke i detyruar të shtrëngojnë masat anti-covid. Gjermania do të vendosë karantinë për udhëtarët nga Britania e Madhe nisur  nga mesnata e së hënës dhe do të kërkojë një test negativ Covid-19.

Ministrat e landeve kërkuan nga federata që në të ardhmen nga mosha 6 vjeç të kërkohet një test PCR negativ para hyrjes në Gjermani, e ky nuk duhet të jetë më shumë se 48 orë. “Përhapja e Omicron në Mbretërinë e Bashkuar  është shumë evidente… Ne duhet ta parandalojmë përhapjen sa më shumë që të jetë e mundur,” thanë ministrat në një deklaratë.

Edhe Austria po ashpërson masat për të ulur përhapjen e variantit Omikron në vend. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Vjenë, nga e hëna  në vend mund të hyjnë vetëm qytetarë që kanë marrë dozën përforcuese ose janë shëruar së fundmi nga Covid-19.

Kush nuk ka marrë dozën e tretë duhet të paraqesë një test PCR. Ndryshe udhëtarët duhet të futen në karantinë. Ajo merr fund, nëse pas udhëtimit kryhet një test PCR, i cili del negativ.

Ndryshe nga këto vende  Zvicra po i lehtëson masat. Por duhet theksuar, se në këtë vend nga fillimi i dhjetorit ka qenë në fuqi rregullorja për hyrjen vetëm me test PCR edhe për të vaksinuarit. Nga  20 dhjetori mjafton vetëm një test i shpejtë antigjen 24 orë më parë për të hyrë në Zvicër. Të vaksinuarit e të shëruarit nuk kanë nevojë të bëjnë një test të ri të dytë pas katër ose shtatë ditësh.

Leave a Reply