Operacionet antihashash zhvendosen në Tepelenë; asgjësohen mijëra rrënjë në Kurvelesh

Pas ndërhyrjes në Dukagjin operacioni i gjerë i policisë është zhvendosur në Tepelenë. Në sajë të operacionit “Kreshta” të nisur mëngjesin e kësaj të marte, janë asgjësuar 5580 rrënjë kanabis, të vendosura në 10 parcela.

 

Sipas burimeve zyrtare, në këtë superoperacion kanë marrë pjesë 100 forca policie dhe 20 mjete, të FNSH-së, Policisë së Tepelenës dhe drejtorisë së policisë së Gjirokastrës. Zona ku ishte përqëndruar ditën e sotme policia ka qenë ajo e Kurveleshit. Operacioni do të vijojë, ndërsa bëhet e ditur se gjatë periudhës mars-gusht në rrethine Tepelenës janë asgjësuar mbi 40 mijë bimë.

Leave a Reply