Presidenti Hashim Thaçi i është nënshtruar një operacioni pas problemeve me veshkat.
Njoftohet se Presidenti i Kosovës sapo ka dalë nga operacioni në QKUK dhe është në gjendje të mirë shëndetësorë.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës”, bëhet me dije nga zyra e shtypit e Presidencës.
Ai ka patur shqetësime gjatë ditëve të fundit duke bërë që të shkojë disa herë për këtë problem në spital.