“Opozita në Qeveri”, Milevski: Le të martohen, PLD-ja nuk merr pjesë në dasmë

Nëse e duan njëri-tjetrin, le të martohen. PLD nuk do të marrë pjesë në një dasmë të tillë, tha kreu i Partisë Liberal Demokrate, Goran Milevski në lidhje me propozimin e kryeministrit Zoran Zaev për përfshirje të opozitës në Qeveri, transmeton Alsat.

“Nëse e duan njëri-tjetrin, le të martohen. PLD nuk do të marrë pjesë në një dasmë të tillë”, shkroi shkurtimisht Milevski në Facebook.

Ndryshe, Milevski është edhe ministër i Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë aktuale, ndërsa në Kuvend partia e tij ka dy deputetë, Monika Zajkova dhe Bobi Mojsoski.

Leave a Reply