Opozita protestoi mbrëmjen e së enjtes (11 Korrik 2024) për rreth 3 orë kundër Qeverisë Rama.
Protesta që ishte lajmëruar të niste në orën 20:00 filloi me 30 minuta vonesë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit hodhën mbi 25 bomba molotov drejt godinës së qeverisë.
Kryetari i PD, Sali Berisha që mbajti fjalimin përmes projektorëve për shkak se ndodhet në “arrest shtëpie”, i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama që të pranojë qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira. Protestën e konsideroi lidhje bese për qeveri teknike dhe u bëri thirrje për bashkim partive opozitare.
Fjalim në këtë protestë mbajti edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Pas fjalës së Berishës, protestuesit u zhvendosën nga Kryeministria drejt Bashkisë së Tiranës, ku dhe aty hodhën molotov.
Kjo ishte protesta e parë e opozitës së bashkuar pasi Sali Berisha fitoi me vendim gjykate të drejtën e vulës dhe logos së PD.