Maria Kolesnikova akuzohet për ekstremizëm dhe marrje e pushtetit me dhunë
Maria Kolesnikova, një nga udhëheqëset e protestave masive në rrugë kundër Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko vitin e kaluar ka dalë në gjyq pasi mbi të rëndojnë akuzat për ekstremizëm.
39-vjeçarja e cila nuk është parë në publik për muaj të tërë u arrestua pasi grisi pasaportën e saj për të parandaluar forcat bjelloruse të sigurisë që ta dëbonin atë në një konflikt në kufirin ukrainas në muajin Shtator.
Nga pamjet e siguruara ajo shihet duke buzëqeshur dhe vallëzuar brenda qelisë të të burgosurve në gjyqin me dyer të mbyllura dhe duke bërë një shenjë zemre me duart e saj, një gjest që ajo e bënte shpesh gjatë protestave.
Në një intervistë me televizionin rus “TV Rai”n Kolesnikova i quajti akuzat absurde.
“Autoritetet janë të tmerruar nga një gjyq i hapur, ku të gjithë do të shohin se, në fakt, vetë autoritetet janë rreziku dhe kërcënimi kryesor për bjellorusët, Bjellorusinë dhe sigurinë kombëtare“, tha ajo.
Maria u bë një nga fytyrat e lëvizjes masive opozitare gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale të 9 Gushtit të vitit të kaluar, për të cilat protestuesit thonë se ishte manipuluar për të zgjeruar kontrollin e Lukashenkos në pushtet.
Lukashenko, i cili ka mohuar mashtrimin elektoral, ka mbajtur pushtetin në ish-republikën sovjetike që nga viti 1994 dhe është përballur me sanksione të reja perëndimore që kur filloi një goditje të re kundër kundërshtarëve të tij.