Mbi 16 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri. Në Turqi numri i personave që humbën jetën ka shkuar në mbi 12 mijë, ndërsa mbi 60,000 njerëz janë plagosur. Në Siri janë raportuar mbi 3,162 viktima.
Gjatë natës, ekipet e shpëtimit vazhduan të kërkojnë për të mbijetuar mes rrënojave të strukturave të shembura, por shpresat për të gjetur më shumë njerëz të gjallë shkojnë duke u zvogëluar pasi kanë kaluar më shumë se tre ditë që nga tërmetet.
Përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga temperaturat e ulëta dhe qindra pasgoditje, të cilat e kanë bërë veçanërisht të rrezikshme punën në strukturat e paqëndrueshme. Dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre.
Ekspertët thanë se koha po mbaron për të mbijetuarit e bllokuar nën rrënojat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, teksa përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë vendimtare në 72 orët e para. Sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive, më shumë se 110,000 trupa të ekipeve të shpëtimit, mes tyre janë edhe ato shqiptare.