Servili në siklet

Servili është qenia më e pështirë që ka krijar i Madhi Zot. Një kombinim i derrit dhe dhelprës tek kafshët! Por, kur servili bie në hall, kur ka ndonjë siklet, kur nuk i shkon kungulli mbi ujë, ai di të shndërrohet edhe në një qenie-konglomerat i të gjithë zvarranikëve që i ka falur Krijuesi i Gjithësisë, e që i ka koncentruar në shpirtin e shkatërruesit dhe degjeneruesit të BFI në RMV

Nga Abdulqerim Kodra

Kush është servili? Çka bën ai? Çka e karakterizon atë? Servili është puthadori, b…lëpirësi; servili është ajo lloj ushujze që kapet për më të fortin dhe mundohet t’ia thithë gjakun me lezet dhe nuk shqepet derisa të ngopet. Servili 24 në 24 është në shërbim të më të fortit, dhe, si lloj butaku që është, i pakarakter dhe i pashpirt, kënaqet duke u shitur si pasardhës gjenetik i më të fortit. Pra, servili shitet si i përgëdheluri i më të fortit, i pushtetit. Po si e arrinë servili këtë përafrim me më “të fortin”! Natyrisht, duke spiunuar, duke i ofruar përfitime që ia mbushin syrin më të fortit, duke sjellë informacione të dorës së parë dhe duke përcjellë Fake News te mileti! Po si të kuptohet më mirë servili?
Nëse analizohet profili dhe veprimtaria e Shaqir Fetait, këtij farë instalacioni të pushtetit politik në krye të BFI-së, sakaq do të krijohet një përceptim real mbi këtë qenie të pacipë!
Kush është më i rrezikshëm se servili? Vetëm servili kur është në halle, kur ka ndonjë siklet! Atëherë bëhet edhe më i fëlliqtë. Servili i lumtur nganjëherë edhe mund të jetë më i qetë, më pak spiun, më pak tradhëtarë, më pak i prishtë. Por ama, servili në siklet, trazohet shpirtërisht, egërsohet, çartet, vazhdon vullnetarisht dhe besnikërisht spiunimin, kërkon të bëhet mercenar i pushtetit politik vetëm për pak përkrahje që t’ua ngulë thikën pas shpine të gjithë atyreve që do t’ia rrezikojnë planet ogurzeza, i eliminon të gjithë ata që pushteti nuk i honepsë dot dhe, kësisoj, kriminalizohet vullnetarisht vetëm e vetëm që të përfitojë pak nga “gishti përgëdhelës” i pushtetit. Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në histrikun e vet, nuk ka njohur njeri më të rrezikshëm, më spiun, më tradhëtar, më servil se Shaqir Fetai, i cili, për të bërë pak karrierë prej “hoxhe” është në gjendje që brenda vetes ta zgjoj edhe atë qenie-konglomerat të një zvarraniku me të gjitha instiktet kafshërore të bishave më të rrezikshme në planet!
Shaqir Fetai, ky farë servili në siklet, tashmë është i lexueshëm për të gjithë; edhe zogjtë e malit e dinë se përmes cilit krim erdhi dhe u instalua në krye të BFI-së, nuk ka shqiptar në botë që nuk e di se çfarë hipokriti, çfarë pisi e çfarë sevili që është!Ai pa servilizëm nuk mund të funksionojë, në fakt, ai e ka fort të qartë se vetëm servilizimin e ka profesion. Ndaj dhe rrenë, ndaj dhe vjedh, ndaj dhe nuk e ka dert në emër të islamit t’i bëjë njëmijë mëkate e pisllëqe, ndaj dhe nuk i intereson koha dhe autoriteti i tjetrit kur i fton në kabinet sa për të bërë “lajm”! Nuk mbanë llogari se ua humb kohën e shtrenjtë, se ua njollosë autoritetin, sepse takimi me një spiun e me një tradhëtarë është baraz me humbjen e autoritetit! Takon azetarë, prokurorë, mjekë, takon persona “kontribues fetaro-kombëtar”, pa u brengosur fare se do të shikohen si persona të komprementuar nga nje udbash aktiv siç mund të jetë Shaqiir Fetai por që personat që pranojnë ta takojnë nuk ia dinë aktivitetin prej spiuni.
Le t’i sjellim këtu vetëm nja tri fjali të djallëzuara të Shaqir Fetait që mund të lexohen në “informacionet” e budallakafta që i publikon i gjori në FB-un e vet!

  • Shaqir Fetai paska marrë pjesë në një “Konferencë për ballafaqim”! Për herë të parë në botë, madje në historinë e njerëzimit qenka organizuar një “konferencë” e tillë! “Konferencë për ballafaqim”?! A mos po do me thënë Shaqir Fetai “Konferencë më temë “Përballja me antisemitizmin”! Nejse, në këtë Konferencë paska qenë i ftuar Shaqir Fetai! Në fakt ka qenë i ftuar Institucioni i BFI-së, organizaorit i është dashur përfaqësimi i këtij institucioni, organizatorit i duhet sa më shumë “publik institucional”! Shaqir Fetai ka qenë aty vetëm numër publiku! Dhe, ky farë avdalli thotë: “Pjesmarrja në këtë konferencë edhe njiherë tregoi se BFI është subjekt pjesmarrës në shumë konferenca”! Pjesëmarrja si publik sa është e mirë aq më shumë është edhe ofenduese! A mund të ndodhte dikur ndonjë Konferencë ku nuk do të dëgjohej zëri, qëndrimet, pikëpamjet e BFI-së mbi një dukuri apo fenomen! A mund të fillonte Konferencë e natyrës së tillë pa pasur fjlaim ish-reisul ulema, pa iu drejtua të pranishmëve! Ka ndodhur që ka dështuar Konferencë ndërkombëtare vetëm pse kështu ka vendosur me të drejtë ish-reisul ulema (siç ishte Konferenca Botërore Religjioze, që organizohej nga Ministria e Kulturës e që në çdo tre vite mbahej në Ohër)! Pjesëmarrja pasive është ndarje nga koha e jote e shtrenjtë (që mund edhe të refuzohet) për ta nderuar organizatorin si dhe për t’ia nxjerrë të suksesshme aktivitetin! Hiç më tepër!
  • Servilizëm qesharak e i pështirë i Shaqir Fetait vërehet edhe në pritje të nja dy arabëve, aktivistë humanitarë, të cilët na qenkan nga “ORGANIZATA SAUDITE E MBRETIT SELMAN PËR BAMIRËSI”!!! Sipas Shaqir Fetait, Mbreti Selman, drejtues i një prej shteteve më me relevancë në botë, na e paska edhe një “organizatë humanitare”! Ofendim më të poshtër nuk do të mund t’i bënte asnjë cinik siç ia bën Shaqir Fetai. Edhe, paramendoni, këta dy aktivistë humanitarë na qenkan mysafirë pesë ditë të BFI-së! As nuk ndajnë ndihma, as nuk shqyrtojnë projekte humanitare, as nuk organizojnë ndonjë konferenc donatorësh për ndihmë për myslimanët e vendit, por, rrumbullak pesë ditë mysafir të Shaqir Fetait! Nën petkun e humanitetit kohëve të fundit po fshihen turlifarë mahluki, “misionari”! Shaqir Fetai e bënë kabull edhe më të keqen për fenë, për kombin, për shtetin, vetëm e vetëm që të sigurojë ndonjë rrogë për myhybët e vet, në këtë krizë financiare që e ka kapur BFI-në, meqë e vodhën dhe e ropën fare. Nga BFI po vijnë muhabete se Shaqir Fetai me bashkëhajnat e vetë e ka sjellë BFI-në buzë falimentimit! Kur je në siklet, servil në siklet, atëherë shiten edhe interesat e familjes dhe jo vetëm të kombit e të shoqërisë!
  • Për shpirtin e viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri, Shaqir Fetai Paska organizuar dua hatme. Por, me nxënësit e Medresesë dhe me studentët e FSHI! Po pse nuk i ka përfshirë edhe profesorët e Medresesë apo të FSHI-së? Po pse nuk i ka paraparë në këtë aktivitet të përshpirtshëm të angazhohen edhe teologët apo hafëzlerët më eminentë të vendit, por vetëm nxënësit dhe studentët? Apo, aty e ka ndikimin i mjeri Shaqir! Ku guxon t’i urdhërojë e të përfshihen në ndonjë aktivitet teologët e vendit. Për inat të Shaqir Fetait do të dështonte edhe kjo dua hatme. Shaqir Fetai nuk ka autoritet tek teologët e vendit më sa mund të ketë një i pandershëm e i pamoralshëm!

Leave a Reply