Në momentin që LDK-ja e largoi nga partia, Vjosa Osmani njoftoi se do të krijonte një parti të re.
Në një intervistë për “ABC News” Osmani ka folur për një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.
“Nuk e kam përgjigjen për këtë temë, jemi duke diskutuar, besoj se ka vullnet të dyanshëm për një vullnet të tillë, nuk mund të them se do të arrihet apo jo, por e kemi një synim të përbashkët, dallimet ideologjike ti lëmë dhe të punojmë për ç’kapjen e shtetit, qytetarët presin që ti zgjidhim ato probleme. Duhet të bashkojmë forcat, nëse do të arrihet përmes një koalicioni para apo pas zgjedhor, nuk varet vetëm nga unë, por edhe pala tjetër” tha ajo.
Por çfarë e lidh Vjosa Osmanin me Albin Kurtin?
“Është qëllimi i përbashkët t’i zgjidhim problemet e qytetarëve tanë, të luftojmë fenomenet negative në shtetin tonë, politika e bazuar mbi parime dhe ajo që e kemi armik të përbashkët për ta ç’kapur shtetin, duhet të bashkojmë forcat. Ekzistojnë edhe dallimet por ato duhet të pushojnë për momentin” tha ndër të tjera Vjosa Osmani.