Osmani: Guximi i studentëve i dha formë kauzës për Kosovën Republikë

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar demonstratat e vitit ’81 duke thënë se guximi i studentëve i dha formë kauzës për Kosovën Republikë e përmbushur më 17 shkurt 2008.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se  “Revolta e bukës”, në mensën e Universitetit të Prishtinës ishte në fakt revoltë kundrejt një regjimi shtypës , e cila shënoi  fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

“Këto demonstrata ndryshuan rrjedhën e historisë me kauzën e qartë për mbrojtje të dinjitetit, identitetit kombëtar dhe të drejtës për shtet. Pranvera 81` është një pikë kthese në historinë e Kosovës, një përpjekje e guximshme kundër shtypjes dhe një pohim i fuqishëm i të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe Republikë”.

“Trashëgimia e demonstratave të vitit 1981 është në funksion të  kujtesës së fuqisë transformuese të studentëve për të bërë ndryshime rrënjësore. Guximi, qëndrueshmëria dhe rezistenca e studentëve të atij brezi mbajti në supe luftën për liri dhe sovranitet, duke çuar përfundimisht në realizimin e ëndrrës për Kosovën Republikë, të cilën çdo ditë e më tepër duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë”, ka thënë Osmani.

Leave a Reply