Osmani i kthehet Ramës: Ideja e “Open Balkan”, e rrezikshme! S’do lejojmë të ndodhë

Kryeministri shqiptar Edi Rama e kritikoi më herët Kosovën duke thënë se po merret me teori konspirative në vend që t`i bashkohet iniciativës rajonale të “Open Balkan”.

Pas kryeministrit Albin Kurti, ashpër ka reaguar dhe presidentja Vjosa Osmani. E cituar nga mediat në Kosovë, ajo tha se se ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme dhe  vonon integrimin evropian të rajonit.

Këto komente, Osmani i bëri gjatë një eventi të Rrjetit për Politikë të Jashtme (DGAP) në Gjermani. Kryetarja e shtetit kosovar tha se ideja e Edi Ramës, Aleksandar Vuçiçit dhe Zoran Zaevit për “Ballkanin e Hapur” është thjesht një përpjekje për të zëvendësuar Procesin e Berlinit dhe thekson se një gjë e tillë është e pamundur dhe se s’do të lejohet që të ndodhë.

Kurti tha një ditë më parë se Kosova nuk do të bëhet pjesë e kësaj nismë, e një gjë të tillë sipas tij, nuk ia ka kërkuar as kancelarja gjermane, Angela Merkel, në takimin që zhvilluan në Tiranë.

Iniciativa që më parë njihej si Mini-Shengeni Ballkanik u ndërmor nga kryeministri maqedonas, presidenti serb dhe shefi i ekzekutivit shqiptar me bindjen se ofron një mundësi të për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lëvizjes.

Leave a Reply