Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova do të ofroj përkrahje për vendet e rajonit të cilat janë përfshirë nga zjarret.
Osmani përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se pamjet nga Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia janë zemërthyese.
“Ndërsa zjarret e egra vazhdojnë të përhapen në të gjithë rajonin, imazhet nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia janë zemërthyese. Natën e kaluar trupat tanë të FSK-së dhe zjarrfikësit janë vendosur në Shqipëri për të ndihmuar në luftën me zjarret. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë dhe partnerët tanë”, ka shkruar Osmani.