Bujar Osmani deklaroi sot se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk i mbështet idenë për zgjedhje të reja parlamentare.
Ai deklaroi se, përparësi duhet ti jepet proceseve euroi-atlantike.
“Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mbështet zgjedhjet e parakohshme parlamentare para anëtarësimit të vendit në NATO dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, u shpreh Osmani.