Gjykata Speciale në orët e hershme të mëngjesit ka nisur bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.
Batisjet janë duke vazhduar ende, ndërkaq nuk janë dhënë detaje tjera lidhur me këtë. Më herët u raportua se bastisje janë duke u kryer edhe në shtëpinë e Rexhep Selimit, Daut Haradinajt e Azem Sylës, mirëpo kjo doli të jetë informatë jo e saktë.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka shkruar se këto informacione janë të pa konfirmuara.
“Media të nderuara, informacionet për bastisje të tjera përveç shtëpisë së z.Jakup Krasniqi nuk janë të sakta sepse nuk janë të konfirmuara”, ka shkruar Klinaku.