Kryeministri Edi Rama ka dale personalisht para kamerave për te njoftuar vendimet qe qeveria mori pasditen e se hënës ne lidhje me shpërblimet e fundivitit. Vëmendjen me te madhe e kane marre shtresat ne nevoje, pensionistet dhe familjet qe marrin ndihme ekonomike. Gjithashtu qeveria ka vendosur te shpërblejë nxënësit e shkëlqyer, mësuesit dhe mjeket apo infermieret qe gjate vitit kane pasur arritje te rëndësishme. E ndërsa ka numëruar kategoritë qe përfitojnë, lideri i mazhorances është ndalur serish tek reforma, duke u përpjekur te sqaroje se ato janë ende ne nje faze te ndërmjetme dhe pavarësisht vështirësive ato jane e vetmja rruge për te ndërtuar shtet. Dhënia e shpërblimeve per festat e fundvitit është nje strategji te cilën qeveria e ndoqi edhe një vit me pare, duke u fokusuar jo vetëm tek shtresat ne nevoje, por edhe tek individët qe kane dalluar fale punës se tyre.
Apartamente dhe garazhe/ Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e mbi 2.5 milionë euro pasuri të Ndue Gjergjit, u vra në 2020-ën
Prokuroria Tiranë kërkon konfiskimin e mbi 2.5 milionë euro pasuri të shtetasit Ndue Gjergji, dhe familjarëve të tij: Rrjedhin nga…