Që prej tërmetit të 21 shtatorit 2019, 9 familje në fshatin Lisaj, njësia Administrative Kajan të bashkisë Belsh janë duke jetuar në çadra, pasi tërmeti u dëmtoi pallatin në të cilin ata jetonin duke e bërë të pabanueshëm.
Prej më shumë se 2 muajsh të 37 personat, të cilët jetonin në këtë pallat janë duke jetuar në kushte ekstreme.
Ata shprehen se kanë kryer të gjitha veprimet dhe me vendim të ekspertëve godina është shpallur e pabanueshme.
Madje rasti i një gruaje eshte edhe me i rende pasi prej më shumë se dy muajsh është duke jetuar në stallën e lopëve duke qene se banesa e saj është e dëmtuar.
Ndihma e vetmë që këta banorë kanë marrë janë çadrat e siguruara nga bashkia Belsh ,të cilat pas më shumë se dy muajsh përdorin janë duke u prishur dhe nuk sigurojnë më mbrojtje.