Pandemia, ballkani më i godituri/ Infektimet po përhapen me shpejtësi në serbi 36 mijë raste në 24 orë

Vendet e Ballkanit renditen në mesin e 10 rajoneve më nivelin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 për 100,000 banorë sipas Universitetit Johns Hopkins.

Ballkani po kështu vazhdon të regjistrojë një numër rekord të rasteve të reja me koronavirus. Në rang global, aktualisht listën e vdekshmërisë nga kjo sëmundje e kryeson Peruja  630.38 vdekje për një milionë njerëz, e ndjekur nga Bullgaria me 473,31, Bosnja dhe Hercegovina me 431,48, Hungaria 421,20, Mali i Zi 408,43, Maqedonia e Veriut 398,95, Kroacia 334,97 vdekje. Serbia shënoi brenda 24 orëve të fundit  36.737 raste të reja aktive me COVID-19, një shifër e re rekord kjo për këtë vend, ku numri i përgjithshëm i infektimeve ka mbërritur në 1,616,584 ndërsa a i jetëve të humbura është  13,417. Rreth 46.9 për qind e njerëzve në Serbi janë plotësisht të vaksinuar.

Autoritetet atje së fundi kanë rritur kapacitetet spitalore e kanë vendosur pasaporta të detyrueshme vaksinimi kur vala e katërt e pandemisë goditi rajonin.

Ekspertët besojnë se nivelet e ulëta të vaksinimit janë ndër shkaqet kryesore të shkallës së lartë të vdekshmërisë. Masat për koronavirusin, në shtete të ndryshme, merren duke u bazuar në vlerësimin e fakteve nga politika. Për disa shtete europiane, si për Britaninë e Madhe dhe për Danimarkën, pandemia duket se ka mbaruar.

Leave a Reply