Izolimi për më shumë se 3 muaj ka goditur rëndë edhe muzeumet më të mëdha që ndodhen në botë. Sipas asaj që raporton Reuters mendohet se 10% e tyre mund të mos hapen më për shkak të pandemisë.
Nga një vëzhgim i bërë gjatë këtyre muajve rreth 1600 muzeume në 107 vende të botës nuk do të munden më të prezantojnë ekspozita apo edhe projekte.
Situatë jo të mirë po përjetojnë edhe muzetë privatë të cilët po përballen me frikën e falimentimit. Në Afrikë , Lindje e Mesme si dhe Azi muzetë sipas autoriteteve gati çereku i tyre do të qëndrojnë të mbyllura.
Një pjesë e madhe e këtyre institucione si Muzeu Kombëtar Prado në Madrit 70% e të ardhurave të tij i ka nga turistët e huaj po mbyllja afatgjatë po i rëndon edhe më shumë.
Në ato vende ku muzeumet janë hapur pas lehtësimit të masave vizitorët janë edhe më të paktë ose pothuaj fare për shkak se njerëzit janë skeptikë për t’i vizituar si pasojë e Covid 19.
Në shumë vende ku muzeumet janë frekuentuar gjatë fillim vitit sidomos në vendet në zhvillim do të ngelen pas pasi pandemia e Covid 19 nuk dihet kurrë se kur do të përfundojë.
Në Filipine , Indonezi , Irak , Mal të Zi shumë projekte kulturore kanë ngrirë dhe do të duhet një kohë shumë e gjatë deri sat ë rikuperohen.