Me hapjen e kufijve, është rigjallëruar kërkesa për të udhëtuar. Ky fakt është shoqëruar me rritje çmimesh, kryesisht për njësitë akomoduese. Turqia vijon të mbetet destinacioni kryesor i shqiptarëve për të pushuar, por çmimet e paketave tursitike kanë shënuar rritje.
“Ajo çfarë konstatohet është se ka një rritje të çmimeve në të gjithë zinxhirin e turizmit. Rritja më e madhe është te hotelet. Nëse marrim një mesatarizim, çmimet e paketave turistike për Turqinë janë rritur me rreth 25 për qind”, shprehet Eva Rama, operatore turistike.
Edhe Egjipti mbetet një destinacion i kërkuar në këtë sezon veror nga shqiptarët. Ndërkohë, Greqia vijon të kërkojë disa masa anti-covid, siç janë formularët, testet, apo vaksinat; për rrjedhojë, këto sjellin një hezitim të qytetarëve për të prenotuar./VizionPlus/