Panik në mes të detit, përfshihet nga zjarri trageti i nisur nga Greqia drejt Italisë, 11 të zhdukur

Në bordin e tragetit ndodheshin 290 persona, nga të cilët 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit, si dhe 25 makina dhe 153 kamionë.

Zjarri në traget ra në pjesën garazhdit të automjeteve duke shkaktuar alarm dhe panik tek udhëtarët, pjesa më e madhe e të cilëve ishin italianë.

Menjëherë u dha alarmi për zjarr në bord dhe pothuajse të gjithë udhëtarët hipën në varkat e shpëtimit. Njëri nga pasagjerët ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe u transportua në Spitalin e Korfuzit. Ndërsa mediat greke raportojnë se janë të humbur 11 pasagjerë të cilët mungojnë.

Anija e parë që i shkoi në ndihmë tragetit ka qenë një mjet i rojes bregdetare italiane që kishte shkuar në Korfuz për riparime dhe po kthehej drejt Italisë. Gjatë kthimit, në mes të detit panë tragetin e përfshirë nga flakët. Më pas në vendngjarje shkuan rimorkiatorë të tjerë dhe anije për të transportuar udhëtarët që zbritën nga trageti në flakë.

Shkaku i rënies së zjarrit nuk është i qartë dhe pritet hetimi i autoriteteve për të zbardhur ngjarjen.

Trageti në flakë, në ujërat territoriale shqiptare. Dy anije të Forcës Detare të përfshira në operacion

Anijet shqiptare “Butrinti” dhe “R-117” janë të angazhuara për shuarjen e zjarrit që përfshiu tragetin e linjës Igumenicë-Brindisi pranë ishullit të Korfuzit në Shqipëri.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shkruan në Facebook se trageti ka qenë jashtë ujërave të Shqipërisë kur u përfshi nga flakët, ndërsa tani operacioni për shuarjen e zjarrit po zhvillohet në ujërat territoriale të vendit tonë.

Dy anijet të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det. Fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territorial, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territorial, 5 milje larg Porto Palermos. Në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117. Më herët pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit janë evakuuar nga anija”, shkruan ministri Peleshi.

Leave a Reply