Panik në Paris, 40 persona sulmojnë me fishekzjarre komisariatin e policisë

Të paktën 40 persona kanë sulmuar me fishekzjarre dhe kapsolla një stacion policor në jug të Parisit.

Sipas mediave vendase, sulmi ka shkaktuar shumë dëme materiale te makinat dhe ka thyer xhamat e ndërtesës. Policia ka thënë se autorët kanë pasur si synim për t’i vënë edhe zjarrin ndërtesës.

Stacioni i policisë ndodhet në një zonë të njohur për trafikimin e drogërave, teksa shefi i policisë ka deklaruar se sulmi mund të ketë lidhje me operacionet e fundit të policisë.

Më poshtë video:

https://www.bbc.com/news/av/embed/p08v07tb/54499348

Leave a Reply