Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak (MAD) paralajmëron për rritje të spiunazhit nga Rusia kundër ushtrisë gjermane, Bundeswehr.
Që nga fillimi i luftës së agresore ruse kundër Ukrainës në shkurt 2022, Gjermania është pozicionuar duke furnizuar armë, municion dhe pajisje forcat e armatosura të Ukrainës si dhe duke trajnuar anëtarët këtyre forcave të armatosura në Gjermani. Për këtë arsye Gjermania është bërë edhe më tepër objekt i spinazhit rus dhe po depërtohet edhe më intensivisht nga shërbimet sekrete ruse, thuhet në raportin vjetor të , i cili i është dërguar parlamentit (Bundestag) dhe i është vënë në dispozicion edhe Agjencisë Gjermane të Shtypit dpa.
Shtim personeli
Për detyrat e veta Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak ka shtuar personelin. Sipas raportit Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak ka që nga janari i vitit 2023 1.917 të punësuar. Për krahasim në vitin 2022 kishte 1.824 të punësuar, kurse në vitin 2021, 1.632.
Për shkak të luftës agresore ruse në Ukrainë,”forcimi i shërbimit të kundërzbulimit dhe lufta kundër spiunazhit dhe sabotazhit të mundshëm është më urgjente se kurrë më parë”, thuhet në raportin vjetor të Shërbimit gjerman të Kundërzbulimit Ushtarak.
Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak (MAD) është agjencia më e vogël e shërbimeve sekrete gjermane. Ai ka për detyrë të mbrojë forcat e armatosura nga spiunazhi, të mbrojë vendin kundër ekstremistëve dhe të verifikojë personat që punësohen në ushtari si ushtarakë apo punonjës civilë./DW