Paralajmërimi i OBSH-së: Vala e dytë do të jetë më e gjatë

Përfaqësuesi i OBSH-së, Ranieri Guerra thotë se vala e dytë e koronavirusit do të zgjasë me shumë se e para.

Në Itali, sipas tij, kurba e infekimeve po ngadalëson e ndoshta edhe mund të bjerë, por do të shtrihet më shumë në kohë krahasuar me valën e pare, kur pati më shumë raste të shpërndara në të gjithë territorin e vendit.

“Të mos harrojmë se jemi në fillimin e stinës së dimrit”, thotë zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Pandemia po e gjunjëzon sërish Evropën, duke detyruar qeveritë anekënd saj t’u kthehen masave drastike, të cilat deri përpara pak kohësh i shihnin me skepticizëm të madh, nisur nga goditja e fuqishme që i dhanë ekonomisë karantinat e pranverës.

Por situata është rënduar ndjeshëm, duke e bërë vendosjen e masave të ashpra një domosdoshmëri. Austria të martën vendos karantinën e dytë kombëtare në përpjekje për të frenuar përhapjen e vrullshme të virusit. Të gjitha dyqanet jo të domosdoshme do të mbyllen dhe ndalimqarkullimi aktual që nis nga ora 8 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit do të shtrihet gjatë gjithë ditës.

Do të mund të lëvizet vetëm për blerje apo stërvitje në natyrë. Në rastet kur është e mundur, njerëzit do të punojnë nga shtëpia, tha kryeministri Sebastian Kurz. Karantina do të zgjasë thuajse tre javë e do të përfundojë në 6 dhjetor. Në pjesë të tjera të kontinentit të vjetër, gjendja nuk është më e mirë. Suedia paralajmëroi shtetasit e saj të mos bëjnë plane udhëtimi për festa; në Itali janë shtuar zonat e kuqe me rrezik të lartë infektimi dhe zonave me rregulla të ashpra lëvizjeje do t’u shtohen edhe Campania e Toskana.

Leave a Reply