Partia e presidentit, Volodimir Zelensky, ka fituar shumicën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne Ukraine.
, duke shënuar kështu konsolidimin e fuqisë së tij politike.
Te dhenat paraprake gjithsesi konfirmuan se partia e tij “Shërbyes i Popullit” ndonese do te kete shumicen ne parlament, ka nevoje per aleat ne koalicion per te bere qeverine e re.
Fitorja edhe ne zgjedhjet parlamentare forcon edhe me shume pozitat e Zelensky ne Ukraine.
Gjate fushates elektorale ai premtoi reforma te rendesishme duke vendosur luften kunder korrupsionit ne listen e prioriteteve.
Ndonese si data normale, zgjedhjet parlamentare ishin llogaritur te mbaheshin ne tetor ne Ukraine, Volodymyr Zelensky me tu shpallur President, shperbeu parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Zelensky, 41-vjeçar, ish-komedian i befasoi te gjithe teksa fitoi bindshem me afro 73% te votave zgjedhjet presidenciale ne kete vend.