Theu rregullat “anti-Covid” duke festuar ditëlindjen
Kryeministri Britanik Boris Xhonson kërkoi falje këtë të martë përpara parlamentit për thyerjen e rregullave të pandemisë së Covid-19. Ai u gjobit nga policia javën e kaluar për mbajtjen e një feste me rastin e ditëlindjes së tij në Qershor të vitit 2020.
Mes ovacioneve nga kundërshtarët e tij politik në parlament, Xhonson tha se e gjitha kjo ishte gabimi i tij.
Boris Johnson: Nuk më shkoi mendja atëherë, apo më pas, që një mbledhje në sallën e kabinetit pak para një takimi jetik mbi strategjinë e COVID-it mund të përbënte shkelje të rregullave. E ripërsëris se ishte gabimi im dhe kërkoj falje pa pasur rezerva për të.
Deputetët do të vendosin të enjten nëse duhet të ketë një hetim mbi Johnson lidhur me faktin nëse ai ka gënjyer deputetët për festat e organizuara.
Nëse rezulton se Johnson ka mashtruar me vetëdije autoritetet për festat private që ka organizuar në Dauning Strit, kjo do ta vështirësonte qëndrimin e tij në krye të qeverisë britanike.