Ndeshja e skandalit të racizmit PSG-Basaksehir do të luhet sot në 18:55, duke nisur nga minuta e 14 e pjesës së parë kur u ndërpre.
Lajmi u bë I ditur nga vetë Uefa e cila gjithashtu konfirmoi se do të ketë hetime të thelluara për gjithcka ndodhi të martën në mbrëmje në Parc de Prince.
Klubi turk u tërhoq nga fusha pasi sipas tyre gjyqtari I katërt rumun Sebastian Coltescu e quajti zv.trajnerin e ekipit turk, Pierre Ëebo, zezak, një etiketim racist që shkaktoi një reagim të ashpëre të Istambul Basaksehir dhe në mënyrë të vecante të sulmuesit Demba Ba. Me protesten e turqve u sensibilizuan edhe lojtarët e PSG, ndërsa pas më shumë se 1 orë qëndrimi në dhomatr e zhveshjes u vendos që ndeshja të mos luhej më.
Sot takimi do të luhet me një ekip tjetër gjyqtaresh, ndërsa për katërshen rumune do të ketë hetim.
Ai që rrezikon më së shumti është gjyqtari i 4 që vështirë se do të gjykojë më ndeshje në Europe.