Prokurorja Publike Speciale Katica Janeva thotë se nuk ndjen faj për rastin “Reket”, por në marrjen në pyetje prej rreth pesë orësh dje në Prokurori për krim të organizuar për rastin ishte nën shoqërimin e avokatit Stevan Pavlevski.
Shefja e PPS-së në dorëheqje Janeva, në hyrje në PB, para gazetarëve shprehu pritje se dëshia e saj do të ndihmojë që të përshpejtohet hetimi për rastin “Reket” dhe përkujtoi se ai akoma është prokurore speciale dhe se kolegët e saj kanë autorizim të plotë për t’i përfaqësuar lëndët para gjykatës.
Pas marrjes në pyetje pesëorëshe në PP, edhe pse Janeva para gazetarëve ishte e disponuar për të folur, pjesa më e madhe e komunikimeve ishin pyetjet e gazetarëve.
Janeva tha se “tani për tani nuk mundet dhe nuk guxon” të thotë nëse është zëri i saj në video filmimin e publikuar me Jordan Kamçev, se “nuk e di” nëse hetimi do të zgjerohet si edhe se “nuk e di” nëse është i involvuar ndonjë politikan në rast dhe se “ka kohë që gjithçka të sqarohet” se pse ka propozuar marrëveshje për të dyshuarit për rastin “Perandoria” dhe “Banka postare”.
Deri më tani në lidhje me rastin në Prokurori dëshmi dhanë në cilësinë e dëshmitarëve tre prokurorë të PPS-së, Lile Stefanova, Elizabeta Josifovska dhe Burim Rustemi, por si të dyshuar të vetëm akoma janë Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski, të cilët ndodhen në paraburgim.
Për t’u marrë në pyetje në PPTH u soll edhe i dyshuari i dytë Zoran Mileski – Kiçeec, si edhe pensionistja Liljana Todorovska, e cila është nënshkruese e projektit për qendrën evropiane të Lidhjes Ndërkombëtare të Bojan Jovanovski – Boki 13.
Nën dyshimin për shantazhim Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski u arrestuan më 15 korrik, me çka iu caktua paraburgim. Rasti mori edhe dimension internacional, pasi edicioni onlajn i gazetës italiane “La Verita” më 8 gusht publikoi video, ndërsa më vonë edhe biseda të incizuara lidhur me rastet “Reket” dhe “Perandoria”.