Avokatët e Presidentit Trump mbyllën seancën e tyre të mbrojtjes të martën, duke u thënë 100 senatorëve se Presidenti nuk bëri asgjë të gabuar në bisedën e tij me udhëheqësin e Ukrainës. Me përfundimin e mbrojtjes nga ekipin ligjor i Presidentit Trump, gjykimi për shkarkimin e tij në Senat kalon tani në fazën tjetër: në atë me pyetjet me shkrim të senatorëve drejtuar të dyja palëve. Republikanët dhe Demokratët e Senatit do të alternojnë paraqitjen e pyetjeve të tyre me shkrim për t’u lexuar nga Kreu i Gjykatës së Lartë John Roberts. Faza e parë e gjyqit në Senat përfundoi ndërsa vazhdojnë përplasjet për pranimin e dëshmitarëve dhe provave të reja në fazën tjetër -përfshi ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton. Presidenti Trump mblodhi mbështetësit e tij në shtetin e Nju Xhersit…vetëm disa orë pasi ekipi i tij ligjor mbylli argumentat mbrojtëse në Kongres. “A po bëjmë një procedurë shkarkimi sepse ndihma u dha tre javë para përfundimit të vitit fiskal? Për një telefonatë 6-minuta? Në fund tëfundit, kjo është e gjitha”,tha Jay Sekulow, avokat i President Trump. Avokatët e presidentit përdorën vetëm gjysmën e kohës së tyre të caktuar … duke u thënë senatorëve se përpjekjet e demokratëve për shkarkimin e presidentit janë të rrezikshme.
“Ajo që po ju kërkojnë të bëni është të shkarkoni një president të suksesshëm në prag të zgjedhjeve në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo do të ndryshonte në mënyrë të rrezikshme vendin tonë dhe do tëdobësonte përgjithmonë të gjitha institucionet tona demokratike. Ju të gjithë e dini se kjo nuk është në interes të popullit amerikan”, tha Pat Cipollone, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë. Por gjyqi është shumë larg përfundimit-pasi po rritet presioni për të thirrur ish këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton për të dëshmuar. “Nëse kolegët e mi republikanë tani dështojnë të thërrasin dëshmitarë, ata në thelb po shkatërrojnë Kushtetutën dhe po shkelin ligjin që kërkon që ata të dëgjojnë këta dëshmitarë. John Bolton ishte në dhomë kur u bë telefonata. Ishte me sy dhe veshë aty bshkë me presidentin. Ai e quajti atë si një marrëveshje droge. U përpoq ta ndalonte. Ne duhet që pa diskutim ta dëgjojmë këtë dëshmi”, tha senatori demokrat Richard Blumenthal. Që të mund të thirren dëshmitarë duhet që katër senatorë republikanë t’u bashkohen demokratëve. Por, jo të gjithë republikanët kanë besim në ato që mund të thotë zoti Bolton. “John Bolton është një punonjës i pakënaqur, shumë i zemëruar dhe i pushuar nga puna, i cili dëshiron të bëjë miliona dollarë me dëshmi. Një pyetje e rëndësishme për John Boltoninështë: ‘Pse nuk doje të dëshmoje një muaj më parë, por tani që po fiton miliona dollarë për një libër? Çfarë ka ndryshuar?’, pyet senatori republican, Rand Paul.
Republikanët po bëjnë thirrje për një marrëveshje që do të sillte si dëshmitarë ish-nënpresidentin Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter. Demokratët argumentojnë se Biden dhe djali i tij nuk kanë asnjë lidhje me këtë proces. “Nëse ata dëshirojnë këmbime dëshmitarësh, atëherë le të thërrasin Mick Mulvaney. Mick Mulvaney ka thënë se ai kundërshton ato që do të thotë John Bolton. Le të thërrasin Mick Mulvaneyn. Le të thërrasin Sekretarin Pompeo. Le të thërrasin njerëz që janë dëshmitarë të përhershëm të këtij skandali dhe kësaj skeme korruptive, nëse duan këmbim dëshmitarësh. Por kjo nuk është vërtet ajo që duan. Ata duan një shpërqendrim. Dhe nuk mendoj se senatorët duan të lejojnë që ky proces të kthehet në një cirk”, tha ligjvënësi Adam Schiff. Anketat tregojnë se shumica e amerikanëve dëshirojnë prova të reja dhe dëshmitarë në gjyqin në senat, i cili vazhdon me pyetjet e senatorëve.