Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se asnjë sanksion i vendosur nga Bashkimi Evropian nuk do të ketë një ndikim të madh.
Ai pohoi gjatë një konference shtypi përpara takimit të nesërm të shteteve të bllokut evropian, ku BE-ja, siç thotë, lideri i turqve nuk ka qenë kurrë i sinqertë ose nuk i ka përmbushur premtimet e saja.
“Evropa kurrë nuk ka qenë e sinqertë me neve sa i përket anëtarësimit si dhe trajtimit ndaj nesh”, tha Erdogan.
Ai shtoi se “udhëheqësit e sinqertë” në BE janë kundër sanksioneve dhe se Ankaraja do të vazhdojë të mbrojë të drejtat në Mesdheun lindor.
Turqia është në mosmarrëveshje me Greqinë dhe Qipron sepse ajo ka filluar një kërkim për gaz në ujërat e diskutueshme të Mesdheut.