Blerja nga Turqia e raketave amerikan antiraketore të tipit “Patriot” nuk ka asnjë impakt në kontratën e arritur me Rusinë për të blerë sistemin konkurent nga Rusia, S-400, theksoi sot presidenca turke.
“Kontrata për modelet S-400 është mbyllur dhe bateritë e para duhet të vijnë në tetor”, deklaroi për median zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kalin.
“Oferta amerikan për të na shitur modelet ‘Patriot’ nuk ndryshon asgjë në këtë aspekt, sepse ne nuk e konsiderojmë secilin sistem si një alternativë ndaj tjetrit”, theksoi ai.