Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë , tha se ka dalë pozitive në testin për koronavirus.
Në një postim në Twitter, McEnany tha se do të futet në karantinë dhe se do të punojë nga distanca.
McEnany, e cila është kritikuar për shfaqjen pa maskë në konferenca për media, tha se nuk ka simptoma.
Lajmi vjen pak ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania, janë diagnostikuar me koronavirus.
Trump është shtruar të premten në spitalin ushtarak Walter Reed.
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se gjendja e presidentit vazhdon të përmirësohet dhe se ai mund të lirohet nga spitali gjatë ditës.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, me mbi 7.4 milionë të infektuar dhe mbi 209,000 viktima.