Nuk ndalen protestat në itali pas vendimit e qeverisë qe cdo punonjës i sektorit publik dhe privat do të duhet të paraqesë pasaporten e vaksinimit
Mijera protestues mbushën rrugët e qyteteve kryesore në itali për të shprehur pakenaqësinë e tyre ndaj këtyre kufizimeve. Demonstruesit pretendojnë se me këtë vendim qeveria shkel të drejtat themelore të njeriut dhe se puna është një e drejtë që nuk mund të kushtëzohet përmes një vaksine eksperimentale.
Me thirrjen “poshtë fashizmi” dhe me pankarta në duar ku shkruhej: “jo pasaportës së gjelber” demonstruesit marshuan në qëndër të kryeqytetit italian. Numri i pjesmarrësve në protest ishte parashikuar të ishte më i lartë, por policia bllokoi rrugët kryesore.
Ndërkohë, qindra protestues bllokuan edhe një nga hyrjet e portit të Triestes, me thirrje kundër vaksinimit me deytrim.
Tubime të mëdha u zhvilluan edhe në milano dhe firence. Italia u be vendi i parë në botë që zbatoi “pasaportën e gjelbër” për çdo kategori.