Shaqir Fetai “peshku i madh” i BFI-së

Shaqir Fetai po e stimulon sektarizimin fetar, ideologjik e politik të Bashkësisë Fetare Islame. Vetë është rreshtuar krah “mjetit stimulativ” (LSDM-BDI) që ia ngacmon imagjinatën ku veten e sheh si “peshk i madh” i cili shumë shpejt do t’i gllabërojë “peshqët e vegjël” të BFI-së! Ai kërkon mbretërim të hapësirës dhe nuk duron t’ia turbullojë ujin asnjë “peshk”. Megjithatë, pa peshqët e vegjël ai bëhet kërm për hienat e bregdetit

Shkruan Vesel Azemi

Bashkësia Fetare Islame po vlon prej rrymave të ndryshme sektariane, ideologjike, partiake, përveçse që vlon prej hajnave, të pamoralshmëve, shkatërruesve të traditës historike të BFI-së.
Shaqir Fetai e stimulon një situatë të tillë, sepse mendon se do ta ketë mundësinë më të madhe të shantazhimit përmes të cilit ai do ta mbërrijë pensionimin e vet. Këtë synim e ka Shaqir Fetai, nxënësi i eprorit të UDB-së, Stanko Dragoviqit! Sektet e ndryshme në BFI nuk e bëjnë hesap Shaqir Fetain, të gjithë e shantazhojnë. Në BFI-në aktuale stimulohet shantazhi i ndërsjellë, si dhe respektimi i ndërsjellë në veprimtarinë e kriminalizmit të BFI-së, në respektimin e organeve-rijasetë që drejtohen nga “13 reisë”!
Shantazhet janë të natyrave të ndryshme, që dalin prej amoralitetit e deri te vjedhjet, zhvatjen dhe hajnitë e ulëta. Shaqir Ftait më së shumti i ka interesuar edhe pozicionimi partiak i të punësuarve në BFI. Duke e ditur për secilin se ku është i pozicionuar, në cilën parti politike aderon, ai ka lëshuar letër qarkore përmes së cilës i obligon muftinjtë që të kërkojnë prej hoxhallarëve të terreneve përkatëse që të agjitojnë për partitë politike që e instaluan në krye të BFI-së (LSDM-BDI). Prandaj pati edhe prej hoxhallarëve të cilët, pak prej joshjeve pak prej shantazheve, i përdorën qyrsitë dhe hytbet për të thirrur publikisht që të votohet iks maqedonasi, iks politikani, iks partia! Pati edhe prej atyre hoxhallarëve që agjituan për partitë e tjera. Këtë e stimuloi Shaqir Fetai, pak për të krijuar një “balans partiak”, sepse, nuk i dihet, mund të humbë partia e tij dhe, pak për të pasur mundësinë e shantazhit edhe më të madh mbi “teologët e padëgjueshëm”, të cilët, për vendin e punës do të pranojnë të shndërrohen në marionetë të Shaqir Fetait.
Kësaj radhe, si e hartëzoi partiakisht BFI-në Shaqir Fetai? Strugën, Kërçovën , Dibrën ua la ta kontrollojnë Aleanca-Alternativa, Gostivarin ia la BDI-së, Tetovën Besës, Shkupin e orientoi që ta ndihmojnë Grubin dhe Bujarin në dëm të Visarit dhe Izetit, Kumanovën, Velesin, Manastirin i urdhëroi që të punojnë për VMRO-në, kurse Strumicën, Resnjën, Ohrin, Prilepin ua la ta lërojnë LSDM-ja!
Edhe më fatale është sektarizimi i BFI-së. Kjo situatë nuk do të mund të kontrollohet për gjatë kohë. Nëse nuk ndërhyjnë faktorët relevantë, shumë shpejt në BFI do të krisë dajaku e plumbi, do të bëhen copë e kafshatë në mes vete, sepse, shantazhi po bëhet gjithnjë e më i pistë (po prek edhe shtratin bashkëshortor!!!). Po flitet se, ish-reisul ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, duke u bazuar në tërë dokumentacion arkivor që e ka, është duke përgatitur libër ku do t’i shtjellojë të gjitha dukuritë e ndodhura në BFI dhe rreth saj që nga BFI-ja post-komuniste e këndej; do të flasë për “personalitetin” e të gjithë atyreve që i shërbyen për 10-15-20-25-30 viteve dhe, në fund, brenda natës e tradhëtuan dhe e komplotuan, duke hedhur gur e baltë mbi të!
Aktualisht, Bashkësia Fetare Islame në RMV është shndërruar në filiale partiake të BDI-së, si dhe në zyre të rrymave e sekteve të ndryshme, por edhe e “bashkësive islame” të reja. Sot BFI-ja është zyre edhe e LSDM-së, zyre legale e sekteve të ndryshme, turko-arabe, zyre e “forumit rinor islam”, zyre e “lidhjeve-zgjidhjeve rinor myslimane”, zyre e “aleancës”, e “alternativës”, “e udb-së”, zyre e rrymave dhe sekteve të dryshme që islamin e përdorin si kamuflim të veprimtarive që priten t’i ndërmarrin e të na bëjnë gaz i botës.
Fatkeqësisht, ai që i grumbulloi dhe i futi brenda BFI-së me qëllim për t’i kontrolluar më lehtë dhe për t’i shfrytëzuar në interes të BFI-së, nuk është më, u dëbua me tradhëti e komplot. Shaqir Fetai nuk mund t’i kontrollojë, sepse që të gjithë e kontrollojnë atë, që të gjithë i janë shndërruar në “këmbë karrike” dhe, tërheqja e secilës nga këto “këmbë” do ta rrëzonte Shaqir Fetain në kokërr të shpinës e me këmbë përpjetë. Prandaj ky nuk u bën presion, i lë të kullosin dhe të enjten pak, sepse, Shaqir Fetai do “mish”!
Shaqir Fetai po e stimulon sektarizimin fetar e politik të Bashkësisë Fetare Islame. Vetë është rreshtuar krah “mjetit stimulativ” (LSDM-BDI) që ia ngacmon imagjinatën ku veten e seh si “peshk i madh” i cili mund t’i gllabërojë “peshqët e vegjël” të BFI-së! Ai kërkon mbretërim të hapësirës dhe nuk duron t’ia turbullojë ujin asnjë peshk. Megjithatë, pa peshqët e vegjël ai bëhet kërm për hienat e bregdetit. Ata që e përkrahin daroviten me “dekorracione”, ata që ia thejnë hundët duke e kritikuar për tradhëtinë dhe komplotin që e bëri, nuk i bën “lajm” që erdhën dhe ia uruan “postin”!
Shantazhi i ndërsjellë që po mbisundon aktualisht në BFI gjason në atë “bashkëjetesë” të bandave bullgare, të ciilat u stimuluan dhe u lanë të veprojnë lirshëm nga qeveria bullgare e viteve’90! Policia u tërhoq në breg, prej nga i ngacmonte bandat derisa krisi luftimi i njëra tjetrës. U vranë e u likuiduan gati të gjithë, kurse, ata që ngelën, u bënë kafshatë lehtësisht e kapërdishme e pushtetit!
Megjithatë, nëse nuk intervenohet sa më parë por lejohet që të stimulohet “strategjia bullgare e likuidimit të bandave” më së rëndi dhe më se keqi do ta pësojë Bashkësia Fetare Islame, sepse, aktualisht, ky Institucion po shërben, siç u tha më sipër, strehë e të gjitha “bandave” të BFI-së. Minimi i tyre do të thotë shkatërrim edhe i kulmit të përbashkët, që po i thonë “Bashkësi Fetare Islame” e RMV-së.

Leave a Reply