Dy patllixhane te medhenj
250 gr mish te grire ose ne copa te vogla
2 qepe
2 domate
2 spece jeshile
piper, kripe, majdanoz, hudhra
vaj ulliri
patlliixhanet i lan dhe u heq lekuren rripa rripa, i ngan ne 3-4 cope varet nga madhesia e patllixhanit, u heq te brendshmen me thike po jo deri ne fund i fut per 20 min ne uje me kripe. pastaj i than me leter kuzhine dhe i skuq pak ne vaj te nxehte dhe i rrjeshton ne tepsi. Qepet i pret dhe i skuq pak sa te zbuten , shton mishin dhe e skuq deri sa nuk eshte me roze, shton specat e prere ne kube i skuq te gjitha bashk u hedh kripe dhe piper dhe domatet e qeruara dhe te grira. pak hudher (2-3 thelbinj) me kete gjelle mbush patllexhanet nje nga nje. Siper u ve ndonje fete domate ose jo sipas deshires. merr nje gote me uje dhe hedh 2 luge salce e hollon te uji dhe ja hedh siper patllixhaneve. i mbulon me leter alumini dhe i fut ne furre me temp 200*C per 40 min.