Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, gjatë një takimi me banorët e kryeqytetit, theksoi se është i bindur në fitoren e tij më 21 Qershor.
“Në hapjen e fushatës, në sytë e njerëzve pashë shpresën e fitores. Me atë entuziazëm dhe emocion do të punoj edhe unë”, tha Kosova.
Kandidati i opozitës premtoi se “Tiranës do t’i vihen në dispozicion 400 mijë metra katrorë lulishte”.
“Kemi objektiv ta pastrojmë ajrin në kryeqytet në masën 20%”, tha Halim Kosova.