“PD ka marrë 500 mijë Dollarë nga fondet ruse”, debat në Kuvend mes Alibeajt dhe Majkos: Do të përgënjeshtrohesh

Teksa në Parlament po trajtohet çështja e menaxhimit të fondeve nga Këshilli i Europës, e ka marrë fjalën për procedurë deputeti i PS-së Pandeli Majko, i cili ka sjellë në vëmendje lajmin e konfirmuar ditën e djeshme nga Administrata Amerikane se Partia Demokratike në vitin 2017 kur ka qenë nën drejtimin e Lulzim Bashës ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia.

Pandeli Majko: Bëhet fjalë për fondet e BE, të cilat synojnë të krijojnë politikë evropiane në Shqipëri. Në kufijtë e 24 orëve të mëparshme drejtuesit e PD e dinë shumë mirë se është konfirmuar lajmi i emëtuar nga Administrata Amerikane se PD ka marrë rreth 500 mijë, gjysëm milionë dollarë nga fondet ruse. Mirë do të ishte se kur flasim për fondet europiane, të flasim dhe për fondet antieuropiane. Kjo histori nuk ka për t’u mbyllur kaq thjeshtë. Ne po flasim për fondet IPA. Para se t’i kërkoni llogari Beqas tonë, kërkoni llogari Beqas tuaj dhe ky nuk është një faj individual. Është një akuzë që është konfirmuar nga Administra Amerikane. Dilni këtu dhe jepni llogari dhe ky është vetëm fillimi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeajt i cili me bindje të plotë i është drejtuar Majkos me fjalët: Prit dhe disa orë se do të përgënjeshtrohesh.

Enkelejd Alibeaj: Më në fund Pandit i qenka shëruar goja sepse për të tilla çështje delikate, i vetmi që nuk do të duhet të flisje edhe për flokët e bardha dhe për eksperiencën duhet të ishe ti sepse asnjëri nuk po flet sepse dinë që nuk është e vërtetë. Është një mekanikacion që e ka bërë ai që mungon sot. Prit dhe ca orë se do të përgënjeshtrohesh. Është mirë që edhe pas ca orësh që të përgënjeshtrohesh të shkosh tek dentisti.

Pas fjalës së Alibeajt, Majko e ka marrë sërish fjalën duke uruar që “Basha të shkojë normalisht në SHBA dhe që ky lajm të përgënjeshtrohet”.

Pandeli Majko: I respektoj tipat që kanë mjekër të bardhë dhe flokë të zeza. Dua që të përgënjeshtrohet dhe se gjysëm milionë dollarë nuk janë marrë nga PD. Ajo që keni diskutuar ju dhe mes vetes dhe duke vajtur pranë sistemit të drejtësisë është një akuzë që dje është përsëritur. Uroj që Basha të shkojë normalisht në SHBA dhe partia që u krijua nga studentët të mos jetë një politikë që shkon për inflirtim të politikës ruse.

Leave a Reply