PD, Paloka: Zhvatje parash me tenderat që i fitojnë miqtë e Ramës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një deklaratë për shtyp denoncoi edhe një herë tjetër faktin se “tenderat po fitohen nga ndërtuesit personalë të Edi Ramës”.

“Edhe pse Edi Rama ka bllokuar ndërtimin në gjithë vendin, dy ndërtues po bëjnë miliarda me paratë e shqiptarëve. Janë pikërisht ndërtuesit e tij personalë. I pari, Carapuli që ngriti sarajet e Ramës në Surrel, merr 5 miliardë lekë nga OSHEE, në një tender të fryrë dhe me fitues të paracaktuar.
Ndërtuesi  tjetër personal i Ramës, ai i vilës së tij në Dardhë, Papuli, merr miliona euro për Jaguarët luksozë që i duhen qeverisë, do marrë miliona euro për shërbimet që do u bëjë, dhe në fund, pas kontratës, makinat janë sërish pronë e tij”, u shpreh Paloka.

“Një zhvatje parash sipas tenderave që bën Edi Rama, ku kriteret “qepen” enkas për mikun e tij, ku fituesi është i paracaktuar.
Kjo është ndarja që u bën Edi Rama parave, kryeministri më i korruptuar në Ballkan, që sipas dokumentit të punës së OSBE ka 200 milionë euro pasuri të investuara në vende “off shore”, përmes vëllait të tij”, shtoi Paloka.

Leave a Reply