BFI-së me rastin e festave fetare! Sipas “mesazhit” të përcjellë nga ky “manifestim qendror” (kush është ai që këtë gjest të mirë e quan “manifestim qendror”?!) del puna që Shaqir Fetai ka pasur nevojë të madhe për t’i justifikuar dhe legjitimuar protestat e dhunshme të VMRO-së dhe Levicës, edhe atë mu në ditën e Bajramit të Kurbanit
Nga Mr. Eset Shaqiri
Sipas një tradite të hershme, Reisul Ulema ishte i “detyruar” të qëndrojë në seli dhe të presë personalitete të shquar nga jeta politike, akademike, nga shoqëria civile, nga kori diplomatik dhe nga sektori i bisnesit! Me këtë rast, ishte bërë traditë që mysafirët e lartë të qeraseshin me bakllava ose të donuar ose të bërë nga vetë familja e ish-reisul ulemasë!
“Ceremonia e manifestimit të Bakllavasë së Bajramit”
Mos ma merrni për të madhe, por kështu e thonë nga BFI. Në fb zyrtar të BFI-së ka një postim me titull: “Fjalimi i Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në Ceremoninë e manifestimit të “Bakllavasë së Bajramit”!
Nga ku nevoja për të zgjedhur një mënyrë tjetër të prezencës së reisul ulemasë në mesin e persnaliteteve të ndryshme. A nuk flet kjo se u bë e nevojshme pikërisht kur shumë persnalitete në një periudhë të caktuar hezitonin që të vijnë e ta vizitojnë selinë e BFI-së. Shaqir Fetai, përfundimisht vuan për “lagështi (vllagë) personaliteti të cilën e merr duke e ndjerë në mes të personaliteteve të larta të vendit. Veç kësaj, Shaqir Fetai edhe manipulon me këtë prezencë të personaliteteve, të cilën, të tjerëve ua shet si “përkrahje masovike” që po i vjen nga të gjithë!
Cili është mesazhi i kësaj ideje “për qerasje të elitës” me “bakllavë të Bajramit”! Çka përcjell ky gjest! Çka flet ky gjest! A i ka hije një organizate fetare që, me paratë e kurbanit, me fitër e zeqat, pasi t’ua vjelë besimtarëve, të paguaj restorante elitare, të paguaj bakllava e pije me çmime të kripura të restoranteve! Le ta nxjerrë faturën Shaqir Fetai dhe le të dëshmojë se këtë “mastraf” të kotë e mbuloi nga xhepi i vet! Me paratë e besimtarëve ia do që të blejë pak personalitet dhe autoritet të cilën, qysh në ditën e nesërme nuk e ka më, sepse nuk e ka as të lindur dhe as dhuratë nga i Madhi Zot, i Cili, asnjëherë nuk i ka dhuruar autoritet!
Po cili ishte mesazhi personal i Shaqir Fetait para të pranishmëve (simbolikë) si nga jeta politike ashtu edhe nga kori diplomatik (!)? Çka tha Shaqir Fetai? Asgjë të rëndësishme!
Në sy të të gjithëve Shaqir Fetai, tërthorazi, i arsyetoi dhe u dha përkrahje morale protestave të organizuara nga VMRO-DMNE dhe Levica! Duke u munduar që të pallamudë, ndonëse nuk i kishte fare hije, Shaqir Fetai “përfshihet” në kontributet e përgjithshëm për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO si dhe për nevojën e inkuadrimit të vendit në BE!
Madje për këtë gjë ai sikur porositi që askush të mos mërzitet nga protestat e dhunshme të bllokut opozitar maqedonas, sepse, sipas Shaqir Fetait: “Intoleranca dhe diversiteti fetar apo nacional asnjëherë nuk duhet të jenë pengesë në rrugëtimin e shoqërive drejt paqes dhe përparimit”! Sa për ta njohtuar Shaqir Fetain, po ia bëjmë me dije se fjala “intolerancë” do të thotë mungesë tolerance! Pra, aty ku mungon toleranca, qoftë nacionale apo fetare, aty ka konflikt, aty nuk mund të ketë as përparim dhe as inkuadrim në BE! Aktualisht, intolerancën e porosisin dhe e propagojnë vetëm misionarët rusë që futen në një shoqëri për ta realizuar qëllimin rus për rajonin! Shaqir Fetai nuk është abdall për të nënvizuar gjëra si forma të “gafës”! Ai e di shumë mirë se ku dhe kur duhet të lëshojë një “apel” i cili mund të jetë fatal. Talat Xhaferrit ia futi në Parlament misionarët rusë, kurse para Ali Ahmetit, thërret në një “intolerancë” që është mision rus! Dhe, na thotë që, që mos të brengosemi, madje ta përkrahim protestën opozitare, sepse intoleranca (ruse) nuk mund të jetë pengesë për inkuadrimin e vendit tonë në BE.
Dhe, si gjithnjë me poshtërsitë e veta, fjalimin e vet “akademik” e përfundon me: “Ju falemnderit shumë për prezencën e juaj, sot i dhatë një rëndësi të madhe sakrificës për njeriun, paqen dhe bashkëjetësën në mes njerëzve dhe kombeve në përgjithësi”!
Duke e menduar veten si “lider” i NATO-s, apo i ndonjë super-organizmi botëror, i falënderon pjsëmarrësit që i dhanë kuptim sakrificës për njeriun! Ndërsa të pranishmit aty ishin vetëm për të hëngër bakllava, për ta ushtruar një “sakrificë” mbi bakllavanë! Zatën, ftesat që ia bënin njëri-tjetrit, në shumicën e rasteve ishin: “A po vini të shkojmë të hamë bakllava”, sepse, asjëri nuk di se si t’i vë emër këtij veprimi idiotik e shpenzues të Shaqir Fetait!