Përcaktohen gjysmëfinalet e Europa League

Roma e vetmja skuadër italiane, Anglia përfaqësohet me United e Arsenal

Janë përcaktuar dy çiftet gjysmëfinaliste të sezonit 2020-2021 në Europa League. Skuadrat pretendente siguruan kalimin në këtë raund, me goglat që kanë përcaktuar të vënë përballë njëra-tjetrës, Roma-Manchester United dhe Arsenal-Vijareal.

Roma, skuadra e vetme italiane e mbetur në Europë barazoi 1-1 në ndeshjen e dytë ndaj Ajaks, për të kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Drobi kaloi në avantazh holandezët tre minuta pasi gjendej në fushë. Dushan Tadic shënoi sërish, por VAR anuloi festën, duke lënë në avantazh minimal Ajaksin.

Goli i Edin Xheko në minutën e 72-të vendosi baraspeshën dhe kaloi Romën në katër më të mirat e turneut. Junajtid përsërit rezultatin në Spanjë dhe kualifikohet më tej me shifrat 4-0. Anglezët mposhtën 2-0 Granadën dhe në sfidën e dytë. Pengesa e fundit drejt finales do jetë pikërisht Roma.

Pasi barazoi 1-1 ndaj Slavias së Pragës, Arsenal triumfoi në Çeki 4-0 dhe vijon rrugën për të fituar të paktën një titull këtë sezon. Londinezët treguan forcën dhe supermacinë e tyre përballë një ekipi modest në këtë fazë.

Vijareal, që kishte fituar 0-1 në Zagreb ndaj Dinamos, fitoi edhe në kthim 2-1, duke mos e diskutuar kualifikimin. Akti i parë i raundit gjysmëfinal luhet më 29 prill dhe ajo e kthimit një javë më pas.

Leave a Reply