Në bashkinë e Durrësit ka përfunduar procesi i numërimit të votave, që shpall fitues kandidatin e ASHE, Vangjush Dako me 57.13 për qind të votave dhe më një diferencë mbi 13 mijë vota në raport me kandidaten e koalicionit të djathtë, APPD, Grida Duma.
Me këtë rezultat, Dako rikonfirmohet në krye të bashkisë së qytetit bregdetar për një mandat të tretë.
Kreu i ri i bashkisë së Durrësit pritet të japë një deklaratë për mediet në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme.