Shaqir Fetai, siç u shkrua kohë më parë, duke qenë se vuan nga “Sindromi Napoleon”, ka filluar të ndjehet si i vetëmjaftueshëm dhe, si rrjedhojë, përjashton gjithçka, sa më shumë hallka, sepse, i thotë mendja, me përjashtim më lehtë e arrinë manipulimin, ves ky i shërbëtorëve të shërbimeve sekrete
Shkruan Haxhi Isa Xhaviti
Shaqir Fetait, këtij farë “reisi” të instaluar nga pushteti aktual maqedonas, po i shkon mendja te një fakt, të cilin ky vetëm që po e imagjinon dhe jo se mund të jetë ndonjëherë fakt i mundshëm. Po mendon se, ndonëse në gjatësinë trupore të Napoleon Bonapartes, ka po atë potencë e kapacitet të gjithanshëm napoleoniane sa, edhe mund të komandojë e të drejtojë “organizata kontinentale”, sepse, një të tillë organizatë si BFI-ja ky e ha për mëngjes!
Këtë fundjavë na paska qenë në Kosovë, mysafir i Naim Tërnavës, Kryemyftiut të BIK-ut! Në këtë takim, Shaqir Fetai ka hedhur idenë e bashkëpunimit të bashkësive fetare të Ballkanit si tërësi integruese e kontinentit të Evropës, sidomos të bashkëpunimit të BFI-së me BIK-un i cili na qenka aq i domosdoshëm.
Po pse Shaqir Fetai e përjashton Komunitetin e Myslimanëve të Shqipërisë?! Pse në këtë bashkëpunim dyshe nuk duhet të përfshihet edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë? Çfar ideshë mund të kenë këta dy komunitete myslimane respektive që mund të minohen nga KMSH i cili që në strat duhet të përjashtohet?
Apo, Shaqir Fetai gjithjë ka qenë i ushqyer me urrejtjen jugosllave ndaj çdo gjëje të Shqipërisë si armiqësore për Jugosllavinë! A e kupton Shaqir Fetai që më nuk ekziston Jugosllavia dhe se, nuk është BFI e as BIK-u faktor që tanimë mund ta dirigjojnë KMSH-në dhe se, pa drejtimin e këtij Institucioni në procese evrointegruese të kota do të jenë çfarëdo përpjekje “gjigante” të Shaqir Fetait.
Nëse Shaqir Fetai e ka porosi (ndërsa e ka, pa dyshim) që ta eliminojë KMSH-në nga ndonjë projekt i përbashkët i të tre komuniteteve fetare islame të shqiptarëve të Viseve Etnike, atëherë, që tani duhet të refuzohen idetë e djallëzuara të tij, sepse, nuk është i sinqertë, nuk ëshë i besueshëm dhe besnik në asnjë proces, sepse, asnjë ide nuk e ka të veten, por i ka porosira!
Kurse, nuk përton të thirret në 8 milion shqiptarë që jetojnë në Evropë! Kaq myslimanë në Evropë, sa paska shqiptarë me gjithë katolikë e ortodoksë, ka vetëm në Gjermani dhe Francë dhe, ndikimi i tyre në shoqërinë gjermane apo franceze është fare i papërfillshëm. Çdo përpjekje e Shaqir Fetait për të imponuar “rolin e madh që kanë shqiptarët në Evropë si faktor muslimanë”, është ide djallëzore për radikalizmin dhe çartje të tyre, sepse, pa këtë shpërfaqje në të djallëzuar nuk mund të imponohesh si faktor në mesin e 300-400 milion banorëve të Kontinentit të Evropës.
Shaqir Fetai kërkon që të organizohen disi në grabitje të diasporës sonë, duke shpresuar në shtrirjen e ndikimi të tij (duke e keqpërdorur Naim Tërnavën) ndër myslimanët e Maqdonisë dhe Kosovës që jetojnë dhe veprojnë nëpër shtete të ndryshe të Evropës. Shaqir Fetai mendon se, tani është momenti i grabitjes së sukseshme, pikërisht në prag të Ramazanit! I gjori ka humbur e ka ngelur tërësisht pa besimin e myslimanëve vendorë, i ka ngelur shpresa vetëm edhe te shqiptarët e diasporës, të cilët mund t’i motivojë e t’i mobilizojë vetëm përmes BIK-ut të Naim Tërnavës. Kurse, po harron Shaqir Fetai se, as myslimanët e vendit si dhe as ata të diasporës, nuk po pinë më naftë!
Shaqir Fetai është dëshmuar (dhe ashtu trajtohet) si shkelësi më i paparë i akteve normative të BFI-së, si shkatërrues në themel i këtij Institucioni, si mohues i të gjithë atyreve, të cilëve u ka borxh ngjitjen në karrierë aspakt të merituar. Dhe ky tani të na dalë “ideatorë” i organizimit të diasporës në binare sa më të shëndosha! Hamamin! Ky e mendon vetëm zhvatjen e diasporës si dhe përçarjen e saj, fragmentarizimin si dhe devalvimin e saj. A nuk ishte ky misioni i përhershëm i UDB-së në raport me shqiptarët dhe myslimanët?!