Përkujtohet mjeku që sinjalizoi Covid

Memoriali i improvizuar për Li Wenliang është vendosur në një hyrje të Spitalit Qendror të Wuhan

Një vit pas vdekjes së tij nga Covid-19, banorët në qytetin kinez të Wuhan i qëndrojnë mirënjohës mjekut “sinjalizues”, i cili dha alarmin për shpërthimin para se ajo të merrte njohje zyrtare. Li Wenliang, okulisti u bë një nga figurat më të famshme në ditët e para të shpërthimit në Wuhan, por më pas autoritetet e ndëshkuan përhapjen e thashethemeve.

Vdekja e 34-vjeçarit nga virusi më 7 Shkurt 2020 bëri që banorët të mbanin zi kombëtare dhe në rrjetet sociale ndryshuan fotografitë duke vendosur shiritin e zi ne shenjë mirënjohje për mjekun. Disa ditë më vonë Zhong Nanshan, një epidemiolog i njohur, u përlot gjatë një interviste për Reuters ku e cilësonte Li Wenliang një “hero të Kinës”.

Por kur Presidenti Xi Jinping nderoi heronjtë kundër luftës së pandemisë në shtator, nuk përmendej kontributi i Li. Ndërsa njerëzit janë shprehur se jeta në qytet është kthyer kryesisht në ritmin e saj të zakonshëm, por ata ende e respektojnë Li-në për veprimin e tij.

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është aktualisht në Wuhan duke hulumtuar fazat e hershme të shpërthimit dhe po përgatitet të paraqesë gjetjet e tij.

Leave a Reply