Dy grupet rivale të së djathtës dhe së majtës ekstreme nxjerrin armët
Protesta e së djathtës në Portland arriti kulmin kur demonstruesit antifashistë iu përgjigjën zjarrit me zjarr në një rrugë në qendër të qytetit. Byroja e policisë në Portland konfirmoi se një burrë ishte arrestuar si autor i nisjes së përleshjes me armë.
Përplasja erdhi pasi rreth 200 anëtarë të grupeve të ekstremit të djathtë organizuan një tubim të quajtur si “vera e dashurisë”.
Ata mbanin ne duar pistoleta ishin të armatosur edhe me shkopinj, shkopinj bejsbolli dhe shishe me lëndë kimike.
Shefi i policisë Chuck Lovell tha se oficerët nuk kishin ndërmend të ndërhynin për të ndarë grupet rivale, por ndërhyrja ishte e domosdoshme.
Që nga viti i kaluar Portland është bërë arenë për përplasjet mes ekstremistëve politikë.
Këto përleshje erdhën në përvjetorin e një përplasjeje tjetër mes turmave të krahut të djathtë dhe të majtë në qendër të qytetit Portland, që pasuan vrasjen e George Floyd, një njeri me ngjyrë nga një oficer policie në Minneapolis.