Përpjekje për grusht shteti në Armeni

Ushtria kërkon largimin e Kryeministrit Pashinian, protesta në rrugë

Kryeministri armen Nikol Pashinian e quajti përpjekje për grusht shteti kërkesën që i drejtoi ushtria për t’u dorëhequr. Kjo situatë vjen pas disa muaj protesta në vend, pas humbjes së luftës me Azerbajxhanin për kontrollin e enklavës së Nagorno-Karabakh-ut.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë kërkoi largimin e kryeministrit Nikol Pashinian, thirrje që u nxit nga vendimi i kreut të ekzekutivit për të shkarkuar më herët gjatë javës zv./shefin e parë të Shtabit të Përgjithshëm. Është e paqartë nëse ushtria do të përdorë forcën për të nxjerrë nga zyra Pashinian-in.

Dorëheqja e Pashinian-it u kërkua edhe nga disa figura të opozitës, ndërkohë në kryeqytetin Yerevan ka pasur protesta masive, përfshirë edhe përplasje mes mbështetësve të opozitës dhe të kryeministrit. Policia është kundërpërgjigjur duke kryer arrestime masive të mbështetëseve të opozitës.

Protestat kundër Pashinian-it filluan në Nëntor pas nënshkrimit të armëpushimit me Azerbajxhanin. Marrëveshja i dha fund gjashtë javë lufte për rajonin separatist të Nagorno-Karabakh.

Luftimet filluan më 27 Shtator dhe përfunduan me ndërmjetësimin e një armëpushimi nga Rusia.

Ushtria armene ndërmori sulme ndaj civilëve, ndërsa forcat e Azerbajxhanit shkelën tre armëpushime humanitare gjatë konfliktit 44-ditor.

Pas 30 vjetësh Azerbajxhani ia arriti të çlirojë territoret e pushtuara nga Armenia.

Leave a Reply