Kongresi Amerikan i SHBA-së është thyer gjatë një situate të tensionuar me demonstruesit, sipas oficerëve të policisë.
Dyert e Shtëpisë janë mbyllur dhe një alarm emergjent nga policia e Kapitolit sapo transmetoi të njëjtën gjë, raporton cnn.
“Për shkak të një kërcënimi të brendshëm në ndërtesë, strehohuni në zyrën më të afërt dhe qëndroni të qetë”, njoftoi policia e kryeqytetit amerikan, Uashington.
Policia e Capitol Hill po bllokon gjithashtu këdo që të lëvizë nga ndërtesat e zyrës së Senatit në ndërtesën e Kapitolit të SHBA. Ka tunele nëntokësore që lidhin ndërtesat e zyrave me ndërtesën e Kapitolit që senatorët, stafi dhe gazetarët përdorin për të udhëtuar para dhe prapa.
Kjo ka bërë që të reagoi edhe presidenti amerikan, Donald Trump duke pohuar se “Kjo është e gabuar dhe ne nuk jemi këta”.
Ai u bëri thirrje demonstruesve të jenë paqësorë “dhe të përdorin të drejtat tuaja të amendamentit të parë”.
Ndryshe, Kongresi Amerikan gjatë ditës së sotme është dashur të konfirmojë fitoren e demokratit, Joe Bidenit.