Një shtetas me kombësi ruse raportohet se ka hyrë me mjetin e tij brenda perimetrit të ndaluar të rezidencës së ambasadorit amerikan në Moskë, Vila Spaso.
Në incident nuk u plagos njeri dhe shkelësi u ndalua nga personeli i sigurisë e me pas iu dorëzua autoriteteve.
Këto të fundit nuk dhanë më shumë detaje mbi qëllimet e infiltruesit apo natyrën e përpjekjes së tij.
Ato shtuan se ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan nuk ishte në rezidencë gjatë zhvillimit.
Zëdhënësja e ambasadës amerikane në Moskë Rebecca Ross tha se i dyshuari po merret në pyetje nga autoritetet ruse, për të zbuluar qëllime të mundshme dashakeqe.